AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 16:17

Protesta për shtëpitë, Basha takon sot banorët e Unazës së Re

Protesta për shtëpitë, Basha takon sot banorët e Unazës

Për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.

Mësohet se lideri i PD-së do të shkojë pranë banorëve në orën 16:00, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me ta.

Kujtojmë se prej ditësh banorët protestojnë dhe në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë kanë bllokuar edhe rrugën. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.