TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita do të rikthehet sërish sot në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00.
Pas 2 muajsh protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërisht të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata.
Ora 12:18 - Mbështetësit nga rrethet nisen drejt Tiranës
Mbështetës të opozitës janë nisur me autobusë, furgonë dhe mjete personale për të mbështetur protestës e sotme.
Një autobus nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt kryeqytetit.
Detajet e protestës sot, shtylla me graso e kamera sigurie para Kryeministrisë
Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”. Mesazhin fundit para protestës, Lulzim Basha e dha nga qyteti i Fierit.
Basha: Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e Piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali.
Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.
Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.
Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.
