AKTUALITET, 25 Maj 2019, 20:12

Protesta e opozitës, Basha “ngre” lart mijëra zemra: Rama duhet të kishte ikur, mesazhi i popullit

Protesta e opozitës, Basha “ngre” lart mijëra zemra: Rama


Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para mijëra mbështetësve që kanë dalë në bulevard për të të protestuar, se qeveria e kryesuar nga Rama duhet të ishte larguar me kohë.

Basha, që nis fjalën e tij në protestën e gjashtë kombëtare, tha se në Evropë, nuk mund të qëndrojë një kryeministër që kapet duke vjedhur.

Të rinj e të reja, bashkëqytetarë, mirësekeni ardhur në këtë bashkim madhështor dhe historik zemrash dhe mendjesh. Bashkimi ynë, historik. Miting, madhështor dhe i paprecedentë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa, kjo është aspirata. Ky është misioni. Nuk ka në Evropë, kryeministër që të kapet vjedhur. Politikan që të ta mbushë grupin parlamentar me kriminelë. Do ishte larguar me dhjetëra herë. Kam vetëm një mesazh nga populli: Rama ik! Ky është mesazhi i sovranit, në 3 muaj qendresë. Ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake dhe krahinore. Njeriun që futi krimin në parlament.