AKTUALITET, 25 Maj 2019, 19:35

Protesta/ Policia me kamera me rezolucion të lartë dhe snajperë në tarraca

Protesta/ Policia me kamera me rezolucion të lartë dhe snajperë


Policia e Shtetit por edhe Garda e Republikës kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë së protestës së sotme. Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë.

Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë. Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur përplasje dhe gaz lotsjellës të përdorur nga policia.