AKTUALITET, 25 Maj 2019, 18:24

Mbretëresha thyen protokollin, do të marrë pjesë në funeralin e…

Mbretëresha thyen protokollin, do të marrë pjesë në


Mbretëresha Elizabeth e ka përjetuar keq vdekjen e një prej ndihmëseve më besnike që i ka shërbyer për një kohë të gjatë.

Annette Wilkin, e cila filloi punë në mbretëri në vitin 1974 humbi jetën nga një sëmundje në moshën 72-vjeçare.

Mediat britanike raportojnë se Mbretëresha do marrë pjesë në funeralin e saj, një nderim i rrallë. Si rregull, Mbretëresha Elizabeth nuk duhet të shkojë në raste të tilla.

“Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e adhuronin dhe ishte si pjesë e familjes. Ajo nuk u martua kurrë, por ishte e përkushtuar ndaj punës dhe ia dedikoi jetën familjes mbretërore”, tha një burim pranë familjes.