AKTUALITET, 25 Maj 2019, 19:33

VIDEO/ Zëri i Amerikës transmeton live protestën e opozitës

VIDEO/ Zëri i Amerikës transmeton live protestën e opozitës


Opozita ka nisur protestën e saj të radhës sërish në Tiranë. Mbështetësit e saj protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie transitore që do të mund të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri e ka ftuar kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij.

Interesi i mediave të huaja për protestën mbetet i madh. Gjithë ditën e sotme, mediat më të mëdha ndërkombëtare kanë raportuar për qëndrimet e SHBA dhe BE përpara protestës.