TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Talant Balla ka reaguar për protestën e opozitës. Në një reagim në mediat sociale, Balla shkruan se protesta në Shqipëri është organizuar nga politikanë të korruptuar
“Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi. Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkran Balla.
Deputeti i PS, krahason protestën në Tiranë me ato që po ndodhin në Serbi e Malin e Zi. Po ashtu me anë të fotos ilustruese ai ka akuzuar Kryemadhin dhe Berishën si të korruptuar.
Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.