AKTUALITET, 13 Prill 2019, 20:27

Pasi hedh gaz lotsjellës, Lleshaj kërcënon protestuesit: Do të mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj policëve

Pasi hedh gaz lotsjellës, Lleshaj kërcënon protestuesit: Do

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pak minuta pasi i ka hedhur gaz lotsjellës protestuesve, që kërkojnë largimin e Edi Ramës. Lleshaj thotë se goditja e policëve dhe sulmi ndaj institucioneve janë të turpshme dhe se autorët do të përgjigjen.

"Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi".

Nuk dihet nëse Lleshi dhe vartësit e tij, do të mbajnë ndonjëherë përgjegjësi, për sasinë e gazit lotsjellës që hedhin ndaj protestuesve.

/TPZ.al/ 

VIDEO: Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve