AKTUALITET, 13 Prill 2019, 19:58

SKANDAL/ Gazetari Nikoll Lesi dhunohet nga policia (foto)

Gazetari Nikoll Lesi, është dhunuar nga policia dhe është tentuar të shoqërohet me dhunë në Komisariat pa asnjë arsye.

Lesi është dhunuar brenda makinës së tij, duke marrë plagë në krah.

Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

VIDEO: