TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se uron që Presidenti të mos e dekretojë ministrin e ri të Jashtëm të propozuar nga Rama, Gent Cakaj, pasi sipas tij ai nuk mund t’i përmbushë pritshmëritë e shqiptarëve.
“Duhet ta themi të gjithë me zë të lartë që të parandalojmë një padrejtësi dhe fatkeqësi kombëtare që të përfaqësohemi nga dikush që është provuar se ka flirtuar me Beogradin,” – u shpreh Shehu për Fax News, lidhur me emërimin e ministerit të ri të Jashtëm.
Shehu theksoi se, emërimi i ministrit të ri kërcënon realisht stabilitetin e vendit, pasi sipas tij, po tentohet të shkohet drejt ndryshimit të kufijve të Kosovës, gjë e cila mund të çojë në konflikte rajonale.
I pyetur për rolin e Ditmir Bushatit gjatë periudhës që ai drejtoi diplomacinë shqiptare, Shehu u shpreh se ministri Bushati është përgjegjës për disa vendime që kanë të bëjnë me diplomacinë e jashtme ku Shqipëria sipas tij ka votuar kundër aleatit të madh, Amerikës. Por nga ana tjetër, Shehu i njeh meritën për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me ndryshimin e kufijve në Kosovë.
“Ka patur një divergjencë të qartë për këtë çështje midis ministrit të jashtëm dhe kryeministrit por nuk mund të harrojmë mënyrën se si u trajtuan marrëdhëniet me Greqinë, për daljen kundër Amerikës etj”.
Deputeti u shpreh se, politika jonë e jashtme ka qenë dhe është e pozicionuar gabim, pasi nuk është orientuar besueshëm dhe me vendosmëri drejt Perëndimit. Sipas tij, politika shqiptare ka qenë dhe është flirtuese me ndjesitë e vjetra lindore dhe për Shehun kjo e pengon prespektivën e qartë europiane të vendit.