TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër qendër masazhi në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion.
Sipas policisë në operacionin e koduar “Extra Service është arrestuar menaxherja e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.
Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar tre punonjëse të qendrës së masazhit.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases:
– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.
Si dhe u shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetasia:
– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 aparate celular dhe 1 bllok shënimesh
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal. TPZ.AL