AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 14:51

SHBA thirrje Rusisë: Dil nga Krimea, në të kundërt...

SHBA thirrje Rusisë: Dil nga Krimea, në të kundërt...

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Rusia përmes Këshilltarit të Sigurisë, John Bolton të largohet nga Krimea dhe Ukraina Lindore, si dhe të ndalojë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Në të kundërt tha Bolton SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Kremlinit.

"Do të jetë e dobishme nëse ndalojnë ndërhyrjen në zgjedhjet tona... dilni nga Krimeja dhe Donbasi në Ukrainë", tha Bolton gjatë një vizite në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.

Pavarësisht se SHBA ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas aneksimit të Krimesë, Rusia vazhdon të mbështesë separatistët. TPZ.AL