AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 15:12

Artan Hoxha zbulon për çfarë do flasë Saimir Tahiri në konferencë

Artan Hoxha zbulon për çfarë do flasë Saimir Tahiri

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot edhe lajmin i cili qarkulloi dje në media, se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë në një konferencë për mediat.

Nga studio e Report TV, gazetari Hoxha tha se konferenca e Tahirit pritet të mbahet diten e enjte, ndërsa theksoi se nuk besoj të ketë lidhje me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Hoxhës, konferenca për mediat e Tahirit ka lidhje me çështjen për të cilen po hetohet.

“Me aq informacion sa kam unë, konferenca për mediat e Tahirit ka lidhje me cështjen për të cilen është nën hetim, nuk besoj se ka lidhje me çështjen e largimit të Fatmir Xhafajt. Llogjikisht nuk mund të këtë lidhje”-tha ndër të tjera gazetari Hoxha./