LIFESTYLE, 29 Shtator 2018, 14:49

Propaganda e qeverisë, tallje pafund në rrjet me Edi Ramën (foto)

Makineria e propagandës qeveritare, në Shqipërinë e sotme, është në kulmet e veta. Thuajse të gjitha mediat janë të nënshtruara dhe shërbejnë si makijazh për qeverinë e Edi Ramës. Arritje dhe suksese të panumërta të Ramës, Veliajt dhe ministrave, parakalojnë çdo ditë në edicionet informative televizionet tona. Dëgjesa publike dhe zgjidhje hallesh LIVE nga ERTV-ja e kryeministrit, kanë zënë hapësirën kryesore mediatike. Kanalet televizive janë kthyer në prodhues numër një të alibive të pushtetit.

Të gjendur në këtë panoramë të zymtë,  qytetarët kanë realizuar meme mjaft ironizuese ndaj kryeministrit.

Foto montazh: Genc Sejko