LIFESTYLE, 27 Shtator 2018, 09:52

Albano Bogdo flet për varësinë nga alkooli: Kam që në 2014 që...

Albano Bogdo flet për varësinë nga alkooli: Kam që në

Në një intervistë të dhënë për “Klan”, aktori komedian, Albano Bogdo pervec sfides se re ne Klan me emisionin Duplex eshte shprehur edhe sa i perket jetes se tij private.

I pyetur nëse ka hequr dorë përfundimisht aktori përgjigjet:

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë.

Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”, perfundon Albano.