LIFESTYLE, 26 Shtator 2018, 11:29

FOTO/ Eneda Tarifën bëhet nuse me fustan të bardhë

Eneda Tarifa është shndërruar në nuse me fustan të bardhë dhe për pak menduam se si mund të na kishte shpëtuar dasma e saj.

Por, në fakt këngëtarja ka vendosur vellon për projektin më të fundit muzikor në bashgkëpunim me Kastro Zizon dhe Robert Berishën.

Duket se treshja do të sjellë një projekt mjaft interesant dedikuar pikërisht ditës më të lumtur të çdo njeriu, dasmës.

Xhirimet e klipit kanë filluar dhe nga fotot e postuara prej protagonistëve vet duket se përkrah Enedës dhe dhëndri i dasmës do të jetë Roberti, e ndërkohë na mbetet për të zbuluar roli i Kastros.