LIFESTYLE, 28 Shtator 2018, 11:21

Arbana Osmani: ‘Kim Kardashian të bën njëri më të keq’

Njerëzit janë të ndarë të gjithë në dy pjesë në lidhje me Kim Kardashian: ata që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë.

Më shumë sesa Kim-in si personazh, gjithçka që përfaqëson dhe fshihet pas saj. Jeta e luksit nuk është për të gjithë, as miliarderë nuk mund të jenë të gjithë, por dilema e madhe e shoqërisë sonë vjen rrotull Kim Kardashian – ajo që nuk bën asgjë në jetë, por është ndër më të pasurat e të gjithë botës. Të priresh të jesh Kim Kardashian, t’i ngjash Kim Kardashian apo të kopjosh Kim Kardashian mund të të kushtojë shtrenjtë, por ama qenka edhe rrezik i madh…

Arbana Osmani, pak minuta më parë ka postuar në Instastory-n e saj një artikull të prestigjiozes huffingtonpost.com. "Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ mund të të bëjë njeri më të keq" është titulli intrigues i kësaj gazete, i cili ka në bazë një studim të fundit me disa grupmosha. Sipas studimit, ka rezultuar se ndjekja e programeve të tilla, që promovojnë jetën e luksit, pasurinë dhe jetën glamuroze, në të vërtetë i bën njerëzit më asocialë, i bën ata ta shohin me tjetër sy realitetin, por edhe jetën e njerëzve më të varfër.

Duke e postuar, Arbana e ka konfirmuar një studim të tillë, por mos e kërkoni më foton e saj, sepse e fshiu vetëm pas pak minutash. Arsyen nuk dimë ta themi, por nuk është shumë çudi që Arbana nuk e pëlqen Kim-in dhe as jetën që përpiqet të bëjë dhe t’ua dëshmojë ajo të gjithëve… Sepse nuk është luksi që të bën të pasur.

‘Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ mund të të bëjë njeri më të keq’ është rezultat i një studimi të fundit në Britani. Është më e vështirë të rrish zgjuar nëse ndjek reality-n e famshëm “Keeping up with the Kardashians”. E gjithë kjo familje mund të jetë rrezik për ju.