BOTA, 26 Tetor 2017, 09:30

Kenia, tension para zgjedhjeve presidenciale

Kenia, tension para zgjedhjeve presidenciale

Siguria është shtrënguar në Kenia pasi po zhvillohet një rivotim i zgjedhjeve presidenciale, të cilat u bojkotuan nga opozita kryesore.

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, i cili po kërkon një mandat të dytë, u ka bërë thirrje njerëzve të votojnë dhe të mbeten të qetë.

Udhëheqësi i opozitës Raila Odinga, i cili u tërhoq nga rizhvillimi i zgjedhjeve, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë larg.

Z. Kenyatta u shpall fitues në votimin e 8 gushtit, por zgjedhjet u mbajtën përsëri për shkak të "parregullsive".

Procesi u hap të enjten dhe me dhjetra mijëra policë dhe personel të tjerë të sigurisë, janë vendosur për të mbrojtur votuesit dhe qendrat e votimit.

TPZ.AL