TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në analizën e sotme në studion e MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, u ndal te projekti infrasktrukturor për rrugën që lidh Ujin e Ftohtë me Radhimën dhe Orikumin në Vlorë, për të cilën kryeministri Rama akuzoi presidentin Meta se po pengon këtë projekt të financuar nga Fondi Saudit.
Tomorri, u shpreh se presidenti në këtë rast ka të drejtë, sepse dhënja e projektit pa procedura mund të çoj në kosto të fshehta për tatimpaguesit shqiptar.
“Ka një afrim të qeverisë shqiptare dhe atyre islamanike apo vendeve të lindjes të cilat janë bërë donator ose huadhënës kryesor për projekte bileterale. Për sa i përket marrëveshjes që qeveria shqiptare po shkruna me Arabinë Saudite, apo Emiratet e Bashkuara, anashkalohen totalisht ligjet e vendit në fuqi, bëhen procedura ose jepen asete publike pa u përgjigjur ligjeve të vendit, pa prokurim publik.
Të paktën ky është pretendimi i presidentit sepse nuk i ka ofruar informacion dhe presidenti nuk i ka dhënë pëlqimin më shumë sesa zenka mes tyre, vihet re fakti se qeveria ka filluar të flirtoj me republikat e vendeve të lindjes, dhe këto procedura që ndiqen, këto kredi, mund të rrisin borxhin publik dhe mund të kenë kosto të fshehta për taksapaguesit shqiptarë . Fytyra e Shqipërisë duhet të kthehet nga perëndimi. Sa herë që Shqipëria kthehet nga lindja, nuk ndodhin gjëra të mira”.
Ndërkohë, lidhur me faktin se nga 1 janari ka nisur procesi i fiskalizimit, Tomorri u shpreh se procesi ndihmon në uljen e kostos dhe se i mundëson biznesit që të ketë më shumë kontroll mbi financat, po ashtu kufizon abuzimet nga punonjësit.
Mes të tjerash, gazetari i ekonomisë Tomorri, sugjeroi që Kontrolli i Lartë i Shtetit, duhet të dalë me një program auditimi për këtë vit, në mënyrë që veçmas për procesin e rindërtimit të mund të vihet në vëzhgim nëse ka pasur abuzime dhe të verifikohen ato.
“Ne ende nuk kemi parë një program auditimi nga KLSH gjatë vitit në vijim, por medeomos ky program duhet të jetë në këtë këtë insitutcion. Poashtu duhet audituar edhe blerja e tamponëve, blerja e aspiratorëve, pastaj procesi i rindërtimit patjetër, të gjithë këto që janë kryer duke mos respektuar ligjin e prokurimeve publike, sigurisht që duhet të jenë nën lupën e kontrollit për të thënë se si janë përdorur dhe nësë janë abuzuar, faktet duhet të shkojnë para ligjit”.