TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Peshëngritësi Briken Calja ka arritur që të fitojë medaljen e artë në kampionin Europian të Peshëngritjes në stilin e shkëputjes. Briken Calja arriti të ngrejë 146 kilogramë në garën që po zhvillohet Rumani, aktivitet që iu hoq Shqipërisë pas dorëheqjeve dhe ngërçit në kupolën drejtuese të federatës.
Peshëngritësi shqiptar e nisi mjaft mirë garën duke realizuar me sukses të tre provat. Në provën e parë ai ngriti me shumë lehtësi 141 kg, në të dytën 143 kg, ndërsa në provën e fundit tentoi duke arritur me sukses 146 kilogramë.
Peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbëri Çerçizi është renditur i shtati. Medalja e artë pastron sadopak imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas problemeve të vazhdueshme me dopingun, e fundit ishte Romela Begaj.