AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 16:25

Priten protesta/ Blindohet kryeqyteti, makinat e rënda dalin në rrugët e Tiranës

Protestat e ditëve të fundit që kanë patur si shënjestër institucionet dhe sinjalistikën, kanë vënë në lëvizje Policinë e Shtetit. Kështu, teksa pritet një protestë e katërt policia ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime në kryeqytet.

Makinat e rënda të policisë janë parë të kalojnë në rrugët e qytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve.