TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili vizitoi sot Shqipërinë, u shpreh në konferencën e përbashkët me Presidentin tonë, Ilir Meta, se mbështet idenë e Thaçit dhe Vuçiçit për korrektimin e kufijve. Por, ai shtoi se, ndryshimi i kufijve nuk duhet bërë mbi baza entike sepse më pas vihet në rrezik siguria në rajonin e Ballkanit.
Deklarata e Presidentit slloven:
“Qeveria slloneve është e frenuar, por unë jam shprehur për zgjidhje të krizës në mënyrë paqësore. Pra kam thënë se mund të shihet opsioni i ndryshimit të kufijve por me disa kushte të caktuara. Jam i hapur edhe për këtë variant nëse dy shtetet, një mundësi të tillë do e menaxhojnë në mënyrë të të mençur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Një akt i tillë i guximshëm duhet të mos çojë në një konflikt apo si njihet ndryshe efekti domino që mund të cënojë sigurinë e rajonit. Jam mbështetës për korrektimin e kufijve, por jo mbi bazë nacionale (etnike)”.