SPORT, 4 Maj 2019, 22:45

Presidenti i çmendur do të shesë Sampdorian, në verë do të blejë klubin historik italian

Presidenti i çmendur do të shesë Sampdorian, në verë


Masimo Ferrero është një ndër presidentët më të çmendur të Serisë A, i cili ka në pronësi klubin e Sampdorias.

Ai kërkon të shesë klubin e tij dhe do 120 milionë euro, në këmbim. Janë disa blerës të mundhsëm që ofrojnë 100 milionë euro, por brenda verës pritet të arrihet akordi.

Siç raporton “Il Secolo XIX”, Ferrero kërkon  të blejë Fiorentinën në verë, e cila është në pronësi të familjes “Dala Vale”.

Klubi violë kushton 200 milionë euro dhe do të jetë një investim shumë i mirë, duke parë historinë  e madhe që ka skuadra e Firences.

Mbetet të shohim në verë, se çfarë do të ndodhë me krerët e të dyja këtyre klubeve të njohura italiane.