SPORT, 1 Maj 2019, 21:51

Real Madrid ‘përlot’ fansat me dedikimin për Casillas-in pas infarktit

Real Madrid ‘përlot’ fansat me dedikimin për Casillas-in


Pas lajmit se ish-gardiani i Real Madrid-it, Iker Casillas, ka pësuar atak kardiak, ka reaguar edhe klubi madrilen.

Me anë të një komunikate për shtyp, klubi madrilen shpreh të gjithë mbështetjen për Casillas, ndërsa shprehet se uron që ta shohë kapitenin e tyre të shëruar sa më shpejt.

“Real Madrid dëshiron t’i ofrojë mbështetje të plotë kapitenit tonë të dashur, Iker Casillas.

Iker Casillas na ka treguar se si t’i kapërcejmë sfidat më të pabesueshme gjatë karrierës së tij profesionale, duke shtuar në mënyrë të konsiderueshme sukseset në klubin tonë. Ai na tregoi se heqja dorë nuk është në mënyrën tonë të jetesës dhe demonstroi herë pas here se qëndrimi i fortë gjatë sfidave më të vështira është rruga e vetme për fitore.

Klubi i Real Madridit dëshiron ta shohë sërish kapitenin e tyre të rimëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i dërgojë të gjithë guximin e botës.”, – thuhet në njoftim.

Iker Casillas pësoi infarkt ditën e sotme gjatë stërvitjes. Ai ndodhet në spital në gjendje stabël, ku mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.