TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schaeuble, tha se BE duhet të përfshihet më shumë në skenën globale gjatë viteve të ardhshme.
Duke folur për Reuters, ai tha se “ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi në politikën botërore”. Kjo përfshin edhe diskutimet në lidhje me praninë ushtarake.
Sfidat janë të mëdha, tha kreu i Bundestagut. Por politikani i CDU e quajti një gabim të BE-së, refuzimin për të lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të nisin negociatat e pranimit.
Schauble kritikoi presidentin francez, Emmanuel Macron pasi ndaloi nisjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Europa e ka për detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, tha ai.
“Nëse dështojmë këtu, si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme dhe të Afërt,” tha ai.
Teksa SHBA po tërhiqet nga disa rajone të botës, BE kërkon të marrë një rol më të madh protagonist.