AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 21:06

Juventusi pret biletën për në turin tjetër, e kualifikon në shtesë Duglas Kosta

Juventusi pret biletën për në turin tjetër, e kualifikon

Juventus ka prerë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve falë një goli në shtesë të Duglas Kosta në transfertën përballë Lokomotiv Moskës. Skuadra bardhezi kishte kaluar e para në avantazh me Ramsein (4'), por u arrit nga vendasit falë Mirançuk në minutën e 12-të të sfidës.

Edhe pse krijoi disa raste, Juventusi nuk arriti të gjente rrjetën deri në fundin e sfidës, kur zëvendësuesi Duglas Kosta, mori një pasim nga Higuain dhe pas një sllallomi në zonë dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Juventusit garancinë e vazhdimësisë në fazën tjetër të këtij aktiviteti.

Lokomotiv Moskë – Juventus 1-2

12′ Mirançuk / 4′ Ramsei, 90’+3′ D. Kosta