AKTUALITET, 20 Prill 2020, 09:25

Masakër në Kanada, 'killeri' i veshur si polic vret 16 persona


Një person i armatosur, i maskuar si një polic vrau të paktën 16 njerëz, përfshirë një oficer policie, konsiderohet një nga masakrat më të rënda në Kanada.

Policia tha se i dyshuari qëlloi njerëz në vende të ndryshme në Nova Scotia, shumë prej tyre rastësisht, ndërkohë që më pas u ekzekutua gjatë përplasjes me policinë. Gjithë tmerri zgjati së paku 12 orë.

Ai u raportua se po drejtonte një makine që dukej qarte si një makine policie. Autori i masakrës, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, ishte i veshur si oficer policie.

Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, i cili kishte shërbyer në polici për 23 vite.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme” dhe drejtuesi i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.