AKTUALITET, 1 Maj 2020, 15:48

Rama i ‘bën zbor’ kryebashkiakut të Vlorës: Po ç’tenderuar…tenderuar thotë, mbush gropat (VIDEO)

Rama i ‘bën zbor’ kryebashkiakut të Vlorës: Po

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e Lungomare 2 në Vlorë. Pavarësisht vlerësimit të punës, kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe kritikat ndaj kryebashkiakut Dritan Leli.

Kryeministrit mesa duket i kanë vrarë syrin disa gropa, për të cilat kritikoi Dritan Lelin dhe urdhëroi atë që ato ti rregullonte vetë dhe mos prite tenderim.

Edi Rama: Mos prit për ato rregullimet atje se, nuk ka sens që i lini ato... shikoje shikoje...

Dritan Leli: Ato tani i kam tenderuar.

Edi Rama: Jo, jo lëre tani… ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vete, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Çtenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë.

Dritan Leli: Ato do t'i mbyllim.