TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 maji lidhet me protestat dhe tubimet masive e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj të 1886.
Ndërkohë kjo datë shënon për çdo vit protesta në mbarë shtetet e botës, ku në shumicën e rasteve përfudojnë me njerëz të lënduar ose edhe me arrestime.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë 1 Maj ka pasur kufizime për shkak të përhapjes së Covid-19 në mbarë botën.
Edhe në Athinë paraditen e sotme u mbajtën mitingje në kuadër të Ditës së Ndërkombëtare të Punës, por duke ruajtur dhe respektuar rregullat e vendosura nga qeveria për virusin. Me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ata dolën nëpër rrugë për të demonstruar në mënyrë paqësore.
Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në Turqi, pasi sipas mediave të huaja janë arrestuar të paktën 42 persona në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit, ndërkohë që vendi është në “luftë” me koronavirusin.