AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 16:34

Pogradec, vijon zjarri në pallatin 5-katësh (VIDEO)

Kati i pestë i një pallati në Pogradec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjetër i cili ndodhet në zonën përballë kishës. Flakët vijojnë ende në këto momente.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Por deri më tani nuk kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/v-01-1.mp4"][/video]

[video width="800" height="450" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/vi-02.mp4"][/video]