AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 15:08

“Boll i kryqëzuat”, kompozitori i njohur: Nuk është faji i Alketës apo Elvanës që ky festival është katandisur në...

“Boll i kryqëzuat”, kompozitori i njohur: Nuk është

Kënga fituese e RTSH-së, ku fitoi "Shaj" e kënduar nga Arilena Ara, solli debate të mëdha, pasi kishte nga ata zëra që mbështetën fuqishëm Elvana Gjatës. Mes shumë komenteve, vjen dhe një reagim nga kompozitori i njohur, Valentin Veizi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veizi nuk ngurron ta pranojë se kënga e Elvana Gjatës nuk kishte tekst të arrirë dhe as kompozim profesional, ndërsa shton se fajin per kete situate nuk e ka as Alketa Vejsiu e as kengetarja ne fjale.

Kujtojmë se Valentin Veizi është kompozitori fitues i dy çmimeve të para me Elsa Lilën.

MESAZHI I VALENTIN VEIZIT

Pa dashur te futem ne analize te festivalit te 58-te ne RTVSH, por si pjesëtar i disa festivale dhe fitues i Çmimit te para dy here radhazi e pashe te udhës te ndaje shkurtimisht opinionin tim mbi këtë ngjarje artistike: Me lini t’ju a them qe ne fillim: nuk është faji i Alketës apo Elvanes qe ky festival është katandisur ne këtë nivel, boll e kryqëzuat Alketën (qe për mendimin tim është prezantuese e mire) kryqëzoni ata qe lejuan Alketen te bënte atë qe ajo mendoi është me e mira,(ajo s’është as skenariste, as këngëtare as regjisore) boll e kryqëzuat Elvanen, qe ne llojin e saj është një këngëtare me një sukses te merituar teksti dobët, ajo s’është poete, kompozimi jo i arrire profesionalisht ajo s’eshte kompozitore, ju rrogëtare e administratore qe paguheni per kete pune, ju artiste “profesioniste” nder me te mirët (juri a komision qe përzgjidhni keto materiale), ju duhet te “kryqëzoheni”, përgjegjësia është vetëm e juaja, ju s’keni me te drejte morale e profesionale te drejtoni apo te organizoni kete feste te kenges Shqiptare. Ju thashe se s'do sgjatem ne kete diskutim qe smbaron kurre. Me lini tju pershendese ju miqt e mij dhe dashamiresit e këngës sime me kete kenge duke ju uruar nje vit te Ri te gezuar, te mbare e te bardhe, paqe e dashuri.