LIFESTYLE, 27 Prill 2018, 09:58

Po vjen era tradhti?! Burri i Emily Ratajkowski-t kapet mat me një modele

Ata u martuan në shkurt në fshehtësi, në një ceremoni për të cilën dimë që Emily Ratajkowski u vesh me një kostum portokalli. Më pas modelja 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, një emër i njohur në Hollivud, na treguan përmes fotove provokuese sesi duket një çift perfekt.

Por mos vallë gjithë ky perfeksion zgjati vetëm kaq?

Bashkëshorti i modeles është fotografuar nga paparacët teksa ka qenë duke kaluar disa momente të këndshme me modelen, Suki Waterhouse.

Producenti 31-vjeçar është dukur mjaft i afërt me modelen, duke i hedhur krahun apo duke bërë gjeste të vogla përkujdesjeje. Dhe detaji kryesor që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti që, Sebastian nuk e kishte në gisht unazën e martesës.

E megjithatë kjo mund të jetë normale, pasi ai dhe mikesha e tij duken sikur sapo kanë dalë nga palestra.