LIFESTYLE, 26 Prill 2018, 10:30

FOTOT: Njihuni me sozinë e Donald Trump që po “çmend” rrjetin, është… femër

Gazetarja Paula Vazquez ka zbuluar një personazh që ngjan shumë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotografia në galerinë tonë virtuale, një e moshuar në Spanjë çuditi reporteren gjatë kohës që kjo e fundit po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet.

Newsweek shkruan se ajo foli me Dolores Leis Antelo, e cila jeton në një fermë në Cabana de Bergantinos.

Gazetarja i bëri një foto dhe e postoi në Instagram ku më pas bëri xhiron e rrjetit.