TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bledar Loloci është një prej tatuazhistëve të njohur të Tiranës, ndaj ka pasur eksperienca edhe me personazh publikë shqiptarë.
Gjatë një interviste për emisionin ‘In Traffic’, ai tregoi historinë e një këngëtari të njohur shqiptar. Bledari rrëfeu se këngëtari kishte shkuar bashkë me gruan e tij tek ai, për të bërë gjestin romantik: tatuazh portretin e saj.
Mirëpo një muaj pas tatuazhit këngëtari ishte ndarë nga gruaja dhe kishte kërkuar ta modifikonte tatuazhin e tij, duke e mbuluar me një figurë tjetër.
Për të ruajtur privatësinë e këngëtarit, Bledari vendosi që të mos përmendte emra.