TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një reagim në rrjetet sociale, Açka ka postuar foton e Erion Veliajt dhe me një nënshkrim “Pështy këtu!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë mend këtë fytyrë.
Shkrimtarja shton se, emri i Erion Veliajt, nga sot e tutje do të jetë një pështymore dhe ai do ketë damkën e shqyesit të kujtesës së Tiranës.
“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, shkruan Açka.