AKTUALITET, 17 Maj 2020, 13:57

Basha: Në 2017-tën gabova me Ramën! Tani do të bëjmë protesta duke respektuar higjienën...

Basha: Në 2017-tën gabova me Ramën! Tani do të

Lulzim Basha ka lajmëruar aksionin politik të opozitës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Basha fillimisht tha se bëri gabim që u ul për marrëveshje me Ramën në vitin 2017 dhe se gabimi nuk do të përsëritet. Më pas, kreu i PD-së, u shpreh se opozita do të bëjë protesta duke respektuar kushtet e higjienës.

"U ula me këtë njeri me shpresën se partitë politike mund të arrinin një marrëveshje. Koha tregoi se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët, se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Ne do të ndërmarrim të gjithë hapat demokratik, për të vendosur largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve.

Vendimi ynë i parë është mbështetje për të gjithë protestën dhe nisja e organizimit nga ana e opozitës, e protestive qytetare dhe popullore", tha Basha.

I pyetur lidhur me pandeminë, Basha siguroi se protestat do të jenë mjaft higjienike.

Mëngjesin e sotëm, Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar. Kryetari i opozitës u paraqit në vendngjarje dhe e gjeti ndërtesën të shembur. Pas bisedave të gjata të zhvilluara mes opozitarëve, u vendos të zhvillohen protesta me masa të duhura higjienike.

Kujtojmë se para disa ditësh, Lulzim Basha tha se opozita do të shkojë në Surrel dhe tek kullat e oligarkëve, nëse shembet Teatri, por sot nuk dëgjuam asgjë nga ky plan.

/TPZ.al/