LIFESTYLE, 9 Prill 2020, 21:28

“E shikoj tek dera dhe nuk i afrohem dot”, Mariola Kaçani përlotet LIVE nga karantina, vëllai e surprizon

“E shikoj tek dera dhe nuk i afrohem dot”, Mariola Kaçani


Jemi mësuar ti shikojmë gjithnjë shpesh si në jetë ashtu edhe në skenë, por në kushte karantine ndonëse fqinj, Mariola dhe Jurgen Kaçani (motër e vëlla), nuk shihen prej një kohe të gjatë. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Mariola u shfaq e përlotur teksa u shpreh se e kishte marrë malli për mbesën, por në lidhje paralele vëllai i saj Jurgeni, e suprizoi live.

Unë në rradhë të parë do takoj njëherë mbesën, se më ka marrë malli, nuk di se sa. Nuk e mendoja kurrë që, nuk e di, më ka marrë shumë malli. Për Jurgenin sigurisht, për Festimen. Po për mbesën më ka marrë shumë. Edhe i lutem përditë të vijë pak, edhe më thotë ‘hajde shihe te dera dhe ik’. Po për ça e dua ta shoh, dua ta puth ta përqafoj,”– tha Maariola.

Mjaftuan këto fjalë që Jurgeni të nxirrte vogëlushen në kamerë, për të surprizuar motrën e tij Mariolën.

Ja meqë e doje mbesën. Mariola ka dalë mbesa, po të shikon po ta bën me dorë,”- bëri thirrje Jurgeni.

Dy këngëtarët, motër e vëlla,treguan më tepër si shfrytëzojnë kohën e lirë. Mariola shpreh se nuk ka hequr dorë nga ushtrimet fizike, ndërkohë që Jurgeni, i sapo bërë baba, po kalon kohën e dëshiruar me të voglën. Artistët e familjes Kaçani gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Sipas Jurgenit, shumë prindër po i nxjerrin fëmijët jashtë për të shijuar ditët me diell, në vend që të gjejmë mënyra alternative për tu argëtuar.