TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të fejuar, njëri shqiptar 37 vjeç dhe një italiane 32 vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane pasi fillimisht gjatë një kontrolli të befasishëm në makinën e tyre që po furnizohej në një benzinatë, iu gjetën 19 gramë kokainë. Pas një kontrolli në banesë, çiftit të të fejuarve iu gjetën 19 gramë heroinë si edhe 5 gramë të tjera kokainë si edhe një pistoletë tip Fs92 Beretta kalibri 9*17.
Sipas policisë italiane, shqiptarët udhëtonin nga zona bergamaske në Milano për të shpërndarë lëndën narkotike.
Policia u vu në lëvizje pas sinjalizimeve në rruge operative që flisnin për një dorëzim droge midis rrugës Padova, Loreto dhe në zonën e Baggios. Në shtëpinë e çiftit policia gjeti edhe 6 gramë heroinë si edhe në sirtarin e komosë së dhomës së gjumit edhe një armë zjarri me karikatorin e mbushur me 13 plumba brenda.
Ndërkohë që policia po verifikon nëse arma e gjetur në banesën e çiftit të të fejuarve, është përdorur në ndonjë vepër penale apo jo.