TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.
Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë katër studentë shqiptarë. Për fat dy prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.
Ne, thotë ambasadori Belortaja, sigurisht i thamë të kontrollohet.
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “ regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”.