AKTUALITET, 25 Janar 2020, 17:01

Zjarr në një pikë mbushje bombolash gazi në Tiranë, rrezikohen ndërtesat përreth

Zjarr në një pikë mbushje bombolash gazi në Tiranë,

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në “Myslym Shyri” në kryeqytet, sipas “News 24”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.