AKTUALITET, 22 Janar 2020, 13:52

VIDEO/ “Po bëhesh gur shahu”, plas sherri në dëgjesën për HEC-et në Kalivaç

VIDEO/ “Po bëhesh gur shahu”, plas sherri në


Ditën e sotme është duke u mbajtur në qendrën kulturore të Memaliajt dëgjesa për ndërtimin e HEC-eve në Kalivaç, që duket se ka sjellë një përplasje mes banorëve, dhe përfaqësuesve të pushtetit lokalë.

Në disa video të siguruara nga Fax News, shihen banorët që shprehen të indinjuar me ndërtimin e HEC-eve, pasi sipas tyre do të shkatërronte tokat e tyre, dhe do e kthente të pamundur jetesën në atë zonë.

“Ku do vete unë, ku do ha unë”, shprehet i revoltuar një prej banorëve, ndërkohë që përfaqësuesit e Bashkisë kanë kërkuar që të mbahet dëgjesa, në mënyrë që të evidentohen dhe problematikat.

“Kam 30 vite nuk mbjell dot një pemë në tokën time, dhe vjen ti dhe më bën moral mua këtu për mjedisin. Ti je një gur shahu, bëhesh palë për të keqen time, edhe në 46-tën me vullnetarizëm nisi marrja e tokës, por atë e hoqëm ne. Ti do të vish tani dhe të marrësh pjesën time”, shprehet tjetër banor.

“Ti më përzë mua nga shtëpia, po boshatisni Tepelenën, Memaliajt, fshatrat, pse e pranon këtë dëgjesë’, thotë më tej i irrituar banori, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e të tjerë qytetarëve, të cilët hedhin akuza për persona të paguar dhe të blerë.

Prej gati tre vitesh ministria e Energjetikes ka shpallur fituese kompaninë Fusha Shpk, por ndërtimi i HEC-it nuk ka nisur ende për shkak të rezistencës që kanë bërë banorët e këtyre zonave.