TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qindra studentë kanë nisur protestën përpara ambienteve të Korpusit ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë, për shkak se sipas tyre gjendja e arsimit të lartë në Shqipëri vijon të mbetet një shqetësim serioz për të gjithë ata.
Në një komunikim me gazetaren e Fax News, një prej studentëve të Fakultetit Juridik, u shpreh se në sallat e tyre nuk ka as karrige ku ata të ulen, ndërkohë që ulja e tarifave sipas tij është thjesht një mashtrim.
Studenti u shpreh se ndaj tyre ka pasur një presion shumë të madh, për të mos rinisur protestat, duke i kërcënuar si zakonisht me vendosjen e mungesave, edhe në orët e leksioneve.
“Nuk kemi karrige ku të mund të ulemi, pjesëmarrja është e konsiderueshme, duke marrë parasysh presionin që ka pasur ndaj nesh në këto ditët e fundit.
Nuk kemi asnjë informacion se kur do ta paguajmë tarifën e shkollës, ndërkohë që shumë student janë djegur për shkak të kushteve absurd që ka vendosur qeveria”, u shpreh studenti.
Një tjetër student e kaloi situatën me batutë duke thënë se nga protestat e vitit 2018 u arrit vetëm një gjë ‘’heqja e një ministreje bjonde, dhe vendosja e një bruneje”.
“Duhet që të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë, vijimi i protestës është në dorën e studentëve, ne jemi të revoltuar pasi nuk është plotësuar asnjë nga pikat e paktit të universitetit, dhe për këtë shkak ne jemi sot këtu”, tregon një tjetër student.