AKTUALITET, 22 Janar 2020, 12:44

I doli emri si personi që pinte kokainë në lokal, reagon për herë të parë kryebashkiaku Lefter Alla

I doli emri si personi që pinte kokainë në lokal, reagon për


“Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “News 24”, kryetari i bashkisë së Bluqizës Lefter Alla.

Reagimi i tij vjen, pak pasi PD në një deklaratë për mediat, tha se personi i filmuar duke pire kokaine në lokal ishte pikërisht kryebashkiaku socialist.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.”- tha pak më parë, ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.

Më herët, u publikuan edhe pamjet nga “Abc news”. Pamjet u shfaqen në emisionin “ABC e mëngjesit”, të kryebashkiakut duke pirë kokainë, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

“Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit”- thuhej në lajmin shoqërues të pamjeve.