TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Tiranën, ku një person mbeti i vrarë në një lokal pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, si edhe mbeti i plagosur ish-prokurori, avokati Adriatik Cama.
Në lidhje me gjendjen e këtij të fundit mësohet se ish-prokurori ka marrë plumb në sup (clavikul) dhe nuk ka pësuar dëme të rëndësishme përsa i përket organeve jetësore.
Ndërkohë që burime pranë spitalit të Traumës shtojnë se plumbin e ka ne sqetull dhe do hiqet ne nje moment te dytë.
Në momentin e atentatit bashkë me të në tavolinë ishte edhe shtetasi Kudret Saliaj, objektivi i autorit që humbi jetën në vendngjarje.