TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, në kuadër të fushatës që ai po bën për tu zgjedhur sërish kryetar i kësaj force politike.
Basha është shprehur se 13 qershori dita ku do zgjidhet për kreun e PD, të përdoret për të shpalosur vlerat e garës së brendshme, për të dalë të bashkuar dhe për të dhënë një sinjal të fortë se këtë betejë sipas tij do ta vazhdojmë për njerëzit deri në fitore.
"Nuk i njoh rezultatet e tjetërsuara dhe vullnetin e tjetërsuar të 25 prillit. Dhe së dyti, se përgjigjja e prerë ndaj ofertës për bashkëpunim pa vija te kuqe dhe fletëve të bardha e të zeza të Edi Ramës është një jo e prerë dhe finale", tha Basha midis të tjerash.
Më tej Basha është shprehur se me 25 prill në Shqipëri nuk është kryer thjesht një masakër zgjedhore por ka rënë demokracia.
Sipas tij, PD-ja do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.