AKTUALITET, 4 Qershor 2021, 13:09

Vrau ish-dhëndrin në lokal pas sherrit për divorcin, arrestohet autori i dyshuar

Vrau ish-dhëndrin në lokal pas sherrit për divorcin, arrestohet

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e ish-dhëndrit të tij sot në Tiranë dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama. Bëhet fjalë për Mexhit Picari.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.