AKTUALITET, 4 Qershor 2021, 12:16

Krimi te Gjykata e Tiranës, policia identifikon autorin

Krimi te Gjykata e Tiranës, policia identifikon autorin

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një lokal në Tiranë.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe plagosjes. Behet fjale për shtetasin me inicialet M.P.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.