AKTUALITET, 23 Prill 2020, 23:27

Plas sherri në studio/ Shabani: Ti nuk njeh ligjin! Nikoll Lesi shpërthen: S'kam pyetur për Berishën dhe Nanon!

Plas sherri në studio/ Shabani: Ti nuk njeh ligjin!  Nikoll Lesi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes botuesit Nikoll Lesi dhe aktivistit Endri Shabani.

Teksa ishin të ftuar në studion e “Open”, dhe po diskutonin në lidhje me marrëdhënien e Presidentit Ilir Meta me kryeminsitrin Edi Rama, mes tyre ka patur një debat të ashpër.

Endri Shabani: Ti nuk e njeh ligjin.

Nikoll Lesi: Mos më fyej. S’kam pyetur për Berishën e parë, për Nanon e dytë dhe as për Metën e gjashtë,  po të ishe këtu në studio, te ktheja një përgjigje më të mirë. Mua me fyerje mos më fol.

Endri Shabani: Nuk të fyeva…

Nikoll Lesi: M’u drejto me ju!