TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një krim zgjedhor e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta, incidentin e shënuar në Berat ku drejtuesi politik I PD, Tomorr Alizoti ndaloi një furgon mallrash të mbushur me ndihma që sipas tyre do shpërndaheshin për fushatë nga Partia Socialiste. Presidenti Meta ka kërkuar hetim urgjent ndërsa ka apeluar SPAK , Prokurorinë, Policinë dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Postimi i Plote:
TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
TURP! TURP! TURP!
Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.