AKTUALITET, 19 Prill 2021, 23:27

Basha: Secilit do t’i dyfishohen të ardhurat për 7-9 vite!

Basha: Secilit do t’i dyfishohen të ardhurat për 7-9 vite!

Duke përmendur detaje nga programi ekonomik i PD-së nëse vijnë në pushtet, kryedemokrati Lulzim Basha tha për emisionin "Të Paekspozuaerit" në MCN TV se me uljen e taksave dhe tarifave, për qytetarët dhe bizneset, do arrihet dyfishimi i të ardhurave për 7-9 vite.

“Problemi kryesor që u rëndon shqiptarëve është se kanë këtë kryeministër dhe këtë qeveri që shpërdoron paratë e shqiptarëve dhe mendon vetëm për veten e saj. Taksa e sheshtë është një koncept ekonomik i provuar tashmë. Ajo do të ulë evazionin, do të rrisë të ardhurat në buxhet dhe do të lejojë hapjen e vendeve të reja të punës. Me ritmet e rritjes ekonomike që ne garantojmë, objektivi i dyfishimit të të ardhurave për frymë realizohet për një periudhë 7-9 vite”, tha Basha.